Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Albion Kurtaj zyrtarizohet te Liria

Albion Kurtaj zyrtarizohet te Liria


26 June, 2025 @13:46

Pas emërimit të Klodian Duros në krye të shtabit teknik, KF Liria nga Prizreni ka njoftuar opinionin për një përforcim mjaft cilësor në fazën sulmuese.

Prizrenasit kanë transferuar në radhët e tyre futbollistin Albion Kurtaj, që te kjo skuadër vjen nga Ferizaji.

Kurtaj luan si mesfushor ofansiv, ndërkohë sezonin e kaluar te Ferizaj e mbylli me 3 gola e 4 asistime.

Kujtojmë që Liria edhe sezonin tjetër do të garojë në Ligën e Parë, me synim rikthimin në elitën e futbollit kosovar për sezonin 2026/2027.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga