Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI I DRITËS, PËR GARA EVROPIANE

Drita ndaj luksemburgasve për të kërkuar danezët

Drita ndaj luksemburgasve për të kërkuar danezët


19 June, 2025 @10:47

Kampionja e re e Kosovës, Drita, ka mësuar kundërshtarët e parë në rrugëtimin e saj kualifikues për Ligë të Kampionëve. Kështu, në raundin e parë kualifikues për Ligë të Kampionëve, Drita do të ketë kundërshtar kampionin e Luksemburgut, Differdange 03, me të cilët do të ndeshet brenda mesjavëve 8/9 dhe 15/16 korrik.

Pas Differdanges 03, është kuptuar edhe kundërshtari i rrethit të dytë të rrugëtimit drejt Ligës së Kampionëve, e ai është kampioni danez, FC Copenhagen. Dritën e pret punë e vështirë, që në raundin e parë ndaj luksemburgasve që janë ekip i fortë dhe kanë në skuadër portugezë e brazilianë për të bërë lojën e tyre më kreative.

“Sot është hedhur shorti për raundin e dytë të kualifikimeve të Uefa #Champions League. Në rast të kalimit të raundit të parë përballë ekipit nga Luksemburgu, FC Differdange, na pret kampioni i Danimarkës, ekipi FC Copenhagen,” ka shkruar FC Drita në njoftim.

Në rast se Drita kalon Differdangen 03, duelet me Copenhagenin luhen më 22/23 korrik dhe 29/30 korrik.

Por, Drita do ta ketë edhe një mundësi si pjesëmarrëse e kualifikimeve për Ligë të Kampionëve. Në rast të humbjes nga Differdange 03 do të kyqet në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe aty do të ketë kundërshtar humbësin e çiftit: New Saints (Uells) - Shkëndija (Maqedoni Veriore).

E drejtuar nga Zekirija Ramadani me përvojë, Drita ka nisur përgatitjet për rrugëtimin evropian. Klubi ka bërë edhe disa transfere deri tash si dhe ka zyrtarizuar vazhdimet e kontratave të disa lojtarëve. Në përgjithësi, gjilanasit kampionë do të mund të përfuitojnë rreth gjysmë milioni euro nga rrugëtimi minimal në dy duele të garantuara. Por, fitoret dhe kualifikimet tutje do të shtonin edhe më vëllimin e të hollave në arkën bardhekaltër.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga