Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAÇANIK

Astrit Fazliu merr timonin e Lepencit

Astrit Fazliu merr timonin e Lepencit


30 June, 2025 @21:28

Futbollisti shumë i njohur i dikurshëm i Superligës, 5-herë kampion, Astrit Fazliu do të vazhdojë karrierën e tij si trajner te Lepenci i Kaçanikut.

Trajneri Fazliu ditë më parë është prezantuar te ekipi kuq-e-zi nga Kaçaniku, ndërsa Lepenci pret që me timonierin e ri të ekipit të bëj një hap drejt Ligës së Parë të Kosovës.

Pas tij, Lepenci ka zyrtarizuar edhe disa përforcime në ekip, ndërkaq stinori 2025/26 pritet të jetë mjaft i nxehtë në Ligë të Dytë, pasi që tashmë disa skuadra kanë objektiv Ligën e Parë, derisa vetëm dy prej tyre mund të arrijnë aty.

Para Lepencit, Fazliu 37-vjeçar ka drejtuar FC Diellin.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë