PROMOVOHEN NË LIGË TË PARË

Tefik Çanga kampione e Ligës së Dytë, siguron Ligën e Parë
3 June, 2025 @10:51
Në xhiron e fundit është qartësuar, ndërsa Tefik Çanga me fitore ndaj Deçanit dhe humbja e Prizrenit ndaj Diellit, ka bërë këta të parët kampionë të Ligës së Dytë.
Me një stinor tepër të mirë të kaluar në kuadër të kampionatit, Tefik Çanga kreu stinorin me 75 pikë, ku me 24 fitore e 3 barazime i mori ato. Ekipi kreu stinorin me goldallim pozitiv, 63.
Ekipi pranoi trofeun për ta ngritur atë në festë, ndërsa pos tjerash Tefik Çanga është anëtare e re e Ligës së Parë të Kosovës, që nga stinori i ardhshëm do të jetë i përbashkët me 18 ekipe pjesëmarrëse aty. Pos Tefik Çangës, në Ligë të Parë stinorin tjetër do të jetë edhe FC Prizreni.