NË POZHARAN
Vllaznia bën 5 përforcime për ngritje të ekipit në pranverë
14 January, 2025 @11:05
Skuadra e Vllaznisë së Pozharanit, pasi që ra në Ligë të Dytë me Vendim të FFK-së për shkak të kurdisjes së ndeshjes, nuk ka kaluar vjeshtë të mirë aty.
Por tash, në janar ekipi ka nisur këndelljen duke zyrtarizuar së pari trajnerin e dëshmuar Sallah Sherifi, kurse pas tij ka treguar edhe për përforcimet e bëra në disa reparte.
Kështu, Vllaznia në ditët e kaluara ka zyrtarizuar talentët vendorë Albonit Halabaku, Selim Halabaku, pastaj mesfushorin Bleart Dragobuzhda, Eugen Ramadanin si dhe së fundi sulmuesin Ardonit Kuka.
Vllaznia në vjeshtë ka zhvilluar 16 ndeshje në Ligë të Parë, kurse ka tubuar krejt, 6 pikë.