NË POZHARAN
Sallah Sherifi rikthehet te Vllaznia
9 January, 2025 @20:12
Klubi i dënuar për kurdisje, që ra nga Liga e Parë në të Dytën, Vllaznia ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin Sallah Sherifi.
Vllaznia e Pozharanit, që dikur ka qenë pjesë e Superligës ndërsa zakonisht ka luajtur në Ligë të Parë, kërkon rikthimin aty, ndërsa me Sherifin tenton që të shpëtojë stinorin në Ligë të Dytë.
Aktualisht, Vllaznia është e parafundit në Ligë të Dytë, me 6 pikë nga 16 ndeshje. Në pranverë, pozharanasit mëtojnë të mbledhin pikë të nevojshme për të mbijetuar në Ligë të Dytë të Kosovës, që është rangu i tretë i garave të futbollit në vend.
Kujtojmë, Sherifi e nisi stinorin 2024/25 te Kika në Ligën e Parë - Grupi B, por aty qëndroi vetëm në shtatë xhirot e para, pas së cilave dha dorëheqje.