Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTOJNË PËRVOJË NË EKIP

Prizreni zyrtarizon Durim Gashin

Prizreni zyrtarizon Durim Gashin


10 January, 2025 @20:46

Sulmuesi i krahut me përvojë dhe ish lojtar i skuadrave të njohura të Superligës, Prishtina, Ballkani, Ferizaji, ndër të tjera edhe Liria e Suhareka - Durim Gashi, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i FC Prizrenit në Ligë të Dytë.

Ai është 32 vjeçar ndërsa pritet të jetë forcë shtytëse për FC Prizrenin që po kërkon të ngritet në Ligë të Parë të Kosovës për herë të parë në histori të klubit.

“Përvoja e tij në skenën futbollistike kosovare do të jetë një aset i vlefshëm për ekipin dhe një inspirim për lojtarët e tjerë”, ka bërë të ditur FC Prizreni, ndër të tjera në njoftim.

Prizreni aktualisht është i treti në Ligë të Dytë të Kosovës. Dy vendet e para aty çojnë në Ligë të Parë. Prizreni ka mbyllur vjeshtën në Ligë të Dytë me 36 pikë, 3 më pak se liderja Tefik Çanga dhe 1 më pak sesa Dardania që është e dyta në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë