FITORE E MADHE, PËR LIDERSHIP

Foto: FCPrizreni/ fb
Prizreni mposht rivalin direkt dhe merr kreun e ligës
9 March, 2025 @18:43
Skuadra e Prizrenit ka arritur një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në rrugëtimin e tyre drejt Ligës së Parë. Bardhekaltërit nga qyteti i Prizrenit kanë shënuar fitore ndaj Tefik Çangës, për të marrë kreun.
Tefik Çanga është rival direkt i Prizrenit në luftë për Ligë të Parë të Kosovës, që nga stinori i ardhshëm do të jetë unik dhe jo i ndarë në grupe si deri tash.
Durim Gashi dhe Allyson shënuan golat për fitoren e Prizrenit, në ndeshjen që rezultat përfundimtar kishte: Tefik Çanga - Prizreni 1-2! Kjo fitore, barazoi pikët e dy skuadrave, por falë goldallimit Prizreni mori kreun e Ligës së Dytë.