Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIS KARRIERËN SI KRYETRAJER

Bashkim Shala timonier i ri i Arbërisë

Foto: FCArbëria/ fb

Bashkim Shala timonier i ri i Arbërisë


5 February, 2025 @11:27

Ish futbollisti i disa klubeve kosovare, Bashkim Shala, ka nisur punën si trajner, ndërsa së fundi është emëruar trajner i ekipit që garon në Ligë të Dytë të Kosovës, Arbëria.

Skuadra e Arbërisë disa vite më parë ka qenë pjesë e Superligës, ndërkaq pësoi rënie dhe u përjashtua në stinorin e kaluar edhe nga Liga e Parë. Tash, ekipi ka nisur këndelljen dhe po mëton së paku përmirësimin e rezultateve në Ligë të Dytë këtë stinor.

“Kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin Bashkim Shala. Me përvojën e tij si lojtar shumë vjeçar në futbollin tonë dhe sukseset që i ka pasur si lojtar, ai do të tentoj t’i paraqes ato edhe në rolin e ri si trajner. Bashkimi do t’i jep Arbërisë energji pozitive, disiplinë, punë dhe vizion drejt sukseseve,” ka shkruar ndër të tjera në njoftim ekipi nga Dobraja e Lipjanit.

Arbëria vjeshtën në Ligë të Dytë e ka kryer me 30 pikë pas 16 ndeshjesh, duke e përfunduar këtë pjesë të stinorit në pozitë të gjashtë të renditjes tabelare. Lideri Tefik Çanga ka 39 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë