Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARRITJE HISTORIKE E EKIPIT

FC Prizreni me arritje historike! Siguron Ligën e Parë

Foto: FCPrizreni/ fb

FC Prizreni me arritje historike! Siguron Ligën e Parë


19 May, 2025 @10:20

Qyteti i Prizrenit do të ketë një ekip të ri në Ligë të Parë të Kosovës në futboll, prej stinorit tjetër. FC Prizreni, që garoi për disa stinorë në Ligë të Dytë dhe ishte afër të arrijë këtë edhe në stinorin e kaluar, kësaj radhe e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligë të Parë të Kosovës dy xhiro para fundit të stinorit.

Edhe pse në përballjen e xhiros së fundit ata u mposhtën nga Arbëria, rezultatet tjera të xhiros, humbja e Diellit, bëri që plasmani të sigurohet dy xhiro pa përfundar stinori.

TABELA AKTUALE

Ajo që ka mbetur të kuptohet në Ligë të Dytë aktualisht, është vetëm të shihet se kush po bëhet kampion i stinorit 2024/25, pasi që Prizreni është në garë aty me Tefik Çangën. Të dyja këto do të jenë pjesë e Ligës së Parë në stinorin vijues.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë