SHKRUAJË HISTORINË!

Fotot: KFTefikÇanga/ fb
Tefik Çanga fiton derbin dhe siguron Ligën e Parë!
19 May, 2025 @10:26
Në përballjen e së dielës, Tefik Çanga ka shënuar fitore në derbi ndaj Diellit 1-0 me anë të golit të John Idahorit. Goli i vlefshëm për tre pikë dhe ndalja e kundërshtarit, pos që vulosi Tefik Çangën si fitues siguroi edhe pjesëmarrjen e ekipit në Ligë të Parë të Kosovës.
Tefik Çanga për herë të parë në histori të saj do të merr pjesë në Ligë të Parë të Kosovës. Ekipi kështu hap një kapitull të ri në historinë e tij dhe tash e tutje do të garojë në nivelin e dytë të garave të futbollit të Kosovës.
Përndryshe, pos Tefik Çangës edhe Prizreni ka siguruar Ligën e Parë - gjithashtu për herë të parë në histori të tyre - dhe e vetmja që ka mbetur të dihet aktualisht në Ligë të Dytë është se cili nga këto dy klube do të shpallet kampion i Ligës së Dytë 2024/25, para se të nisin garat në Ligë të Parë 2025/26.