Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË KËRKIM TË TRAJNERIT

Trajneri nuk vazhdon me Vllazninë

Trajneri nuk vazhdon me Vllazninë


11 June, 2025 @15:59

Trajneri i mirënjohur i disa ekipeve nga anamorava, Sallah Sherifi, nuk ka vazhduar marrëveshjen e tij me ekipin e Vllaznisë. Skuadra nga Pozharani, që dikur ishte pjesë e Superligës ka bërë të ditur sot se drejtuesit e klubit dhe trajneri Sherifi nuk kanë rënë dakord për vazhdim të bashkëpunimit, duke bërë ndarjen zyrtare.

Vllaznia, që ra në Ligë të Dytë të Kosovës me vendim të KD-së, ka mbijetuar këtë stinor aty dhe po pretendon që të nis përgatitjet sa më herët për stinorin vijues 2025/26. Ekipi nga Pozharani, pas 30 ndeshjeve të luajtura në stinorin 2024/25 në Ligë të Dytë ka arritur që të përfundojë në pozitën e 13-të, me 31 pikë të tubuara, 8 më shumë sesa ekipi që ra nga liga!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë