Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISI TE BESA PEJA

Fisnik Papuqi zyrtarizohet te Besa Peja

Fisnik Papuqi zyrtarizohet te Besa Peja


16 June, 2025 @14:26

Pejani Fisnik Papuqi është bërë trajner i ri i Besa Pejës, edhe pse këta të fundit dhanë shpresa që do të çojnë më tutje ekipin me Megzon Visokën, me të cilin u ndanë ditë më parë.

Pas ndarjes me Visokën, Papuqi u zyrtarizua sot si trajner i ri i ekipit verdhezi pejan, që në verën e kaluar bleu Phoenixin dhe ia ndërroi emrin për të nisur garat në Ligë të Parë të Kosovës.

“Papuqi si përsonalitet që e njeh secilin cep të kësaj fushe si lojtar, tash po zhvendoset në një rol tjetër, si pjesë e shtabit tonë teknik.
Me përvojën që e ka fituar brenda dhe jashtë fushës, me karakterin që e ka ndërtuar në vitet kur ka mbrojtur ngjyrat e Besës, Fisniku vjen për të kontribuar në një mënyrë të re, për të ndërtuar, udhëhequr dhe frymëzuar.
Kjo skuadër po ndërtohet, me punë, me njerëz që kanë jetuar me fanellën e këtij qyteti, me besë dhe vizion,”
bëri të ditur FC Besa Peja.

Papuqi 41-vjeç më parë ka drejtuar Rilindjen 1974, Deçanin dhe së fundi Dardaninë, në Ligë të Dytë të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë