FORMULA 1

Foto: Formula 1
Fund i çmendur në Abu Dhabi, Verstappen shpallet kampion!
12 December, 2021 @15:44
Ka përfunduar një prej sezoneve më interesante në histori të Formula 1.
Titulli, që u vendos sot në garën e fundit të sezonit, atë të Abu Dhabit, u fitua nga Max Verstappen, për të cilin është titulli i parë në karrierë.
Titulli kampion, jo që u vendos në garën e fundit, por u vendos në xhiron e fundit të garës së fundit.
Lewis Hamilton ishte shumë pranë fitores, por falë një aksidenti të pilotit Nicholas Latifi, Verstappen “u kthye në lojë”, e duke pasur goma më pak të përdorura, Verstappen kishte fuqi që ta kalonte Hamiltonin në xhiron e fundit, për t’u shpallur kështu kampion i botës.
Deri në garën e fundit, Max Verstappen e Lewis Hamilton, kishin pikë të barabarta, e në garën e sotme të Abu Dhabit fitoi Verstappen, për ta fituar rrjedhimisht titullin kampion.
Pasi nuk e fitoi dot titullin sot, Lewis Hamilton mbetet me 7 tituj të fituar, baraz me Michael Schumacherin.