Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEXICAN GP

Hamilton kampion bote

Hamilton kampion bote


29 October, 2017 @22:47

Piloti britanik i Formula 1, Lewis Hamilton, është përsëri kampion i botës në këtë sport.

Ai me këtë është britaniku më i sukesshëm në këtë sport, pasi që për herë të katërt në karrierë shpallet kampion i Formula 1.

Hamilton, tashmë i bashkohet legjendës Alain Prost dhe Sebastian Vettelit - që kanë nga katër tituj të fituar.

Sa i përket garës së sotme në Meksikë, Hamilton përfundoi me vetëm 2 pikë, që mjaftuan për të siguruar titullin, dy gara para përfundimit të stinorit, duke tubuar 333 pikë në total.

Gjermani Sebastian Vettel, përfundoi i katërti garën dhe tash ka 277 pikë, para garave të Brazilit dhe EBA-së.

Ndërsa në podium në Mexican GP u renditën, Max Verstappen si fitues, Valtteri Bottas i dyti dhe Kimi Raikkonen i treti.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports