NGA FEDERATA
Hendbollisti më i mirë 2019, kuptohet më 30 janar
23 January, 2020 @22:04
Bordi Ekzekutiv i Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit Eugen Saraçini, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën janë marrë disa vendime me rëndësi.
Bordi ka vendosur që ceremonia Sportisti i Vitit 2019 të mbahet më 30 janar në Sheshin 21 në Prishtinë.
Viti 2019 ishte historik për hendbollin tonë dhe më të mirët do të nderohen në ceremoninë e 30 janarit, që fillon në ora 17:00.
Gjithashtu, është vendosur edhe për fillimin e stinorit pranveror.
Në Superligën e meshkujve edicioni pranveror nis më 15/16 shkurt, kur fillon edhe edicioni në Superligën e hendbollisteve.