Të gjitha lajmet

NORA GJAKOVA

Bronzë dhe 350 pikë olimpike

Foto: IJF/ nga arkivi

Bronzë dhe 350 pikë olimpike

Teksti: KOK

23 January, 2020 @21:59

Nora Gjakova e ka nisur vitin 2020 me medaljen e bronztë, të fituar sot në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Kampionia e Evropës 2018 dhe nënkampione e 2019-tës fitoi të bronztën në kategorinë -57 kilogramë, përmes repesazhit.

Ajo mposhti në luftën për të bronztën portugezen, Telma Monteiro.

Në luftën e parë mposhti Leung të Kinës, pastaj Kionkinan e Rusisë, për t’u ndalur në çerekfinale nga Receveaux e Francës, ndërsa në luftën e parë në repesazh, mposhti Larisa-Alexandra Florian të Azerbajxhanit.

Krahas medaljes së artë, Nora fitoi edhe 350 pikë Olimpike në rrugën drejt normës Olimpike Tokio 2020.

Sot garuan edhe Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-52 kg), të cilat debutuan në garën e senioreve, por që nuk arritën të kalojnë luftërat e para. Nesër garon Laura Fazliu (-63 kg).

Grand Prixi i Tel Avivit është gara e parë për 2020, e vlefshme për pikë Olimpike Tokio 2020.

FONDI EMERGJENT

Komuna e Prishtinës ndan 100 mijë euro për klubet e rrezikuara

10 April, 2020 @19:54

Pandemia coronavirus po prek çdo pjesë të jetës dhe ndër më të rrezikuarat është sporti, që është në nivelin zero,…

EDHE TESTI NR. 2 NEGATIV

Boksierët e Kosovës, negativ në coronavirus

2 April, 2020 @21:21

Përfundimisht, ekipi Olimpik i boksierëve të Kosovës është negativ në coronavirus. Para pak çastesh KOK ka zyrtarizuar njoftimin, ndërsa…

CORONAVIRUS

Cila Federatë sa përfitoi nga Ministria?!

31 March, 2020 @22:14

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka dalë e para në shumën e përfituar, të ndara si ‘infuzion’ për sportet…

OLIMPIADA

Tokio 2020, bartet në 2021

24 March, 2020 @15:32

Zyrtarisht sot edhe Olimpiada e Tokios që ishte në plan të mbahej në korrik të këtij viti, është shtyer për…

TRAJNER SPANJOLL TE BESA

Besa Famgas me trajner spanjoll

10 March, 2020 @19:08

Kampionia e shumëfishtë e Kosovës, Besa Famgas, ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit, spanjollin Juan Javier Cabanas. Ekipi…

Të gjitha lajmet nga Të tjera