SKUADRA E PRIZRENIT
KH Prizreni zyrtarizon 5 përforcime
16 January, 2020 @23:51
Skuadra hendbollistike e Prizrenit ka bërë të ditur sonte se ka arritur marrëveshje me pesë lojtarë të ri në skuadër.
Përforcimet e prizrenasve në afatin kalimtar të janarit, që u hap zyrtarisht dje nga FHK, janë: Hamdi Salihu, Drilon Haxhimusa, Qëndrim Ibrahimi, Rikard Quni dhe Arion Tanushi.
Tre të parët kanë ardhur nga ekipi i Kastriotit, ndërsa dyshja e fundit nga ekipi i Dukagjinit.
Prizreni pjesën vjeshtore të stinorit në vitin e rikthimit në Superligë e ka përfunduar, një pikë mbi zonën e rrezikshme, duke qenë i teti në tabelë nga 10 skuadra elitare.
TABELA E STINORIT VJESHTOR: 1. Besa 28p, 2. Prishtina 26p, 3. Trepça 20p, 4. Kastrioti 18p, 5. Vushtrria 15p, 6. Vëllaznimi 12p, 7. Drenica 8p, 8. Prizreni 7p, 9. Llapi 6p dhe Drita 0p.