SKIJIM
Skiatorja Era Shala e pafat, thyen këmbën para Lojërave Olimpike
11 January, 2020 @19:24
Një ditë para fillimit të Lojërave Olimpike dimërore për grupmoshat e reja, lojëra që do të mbahen në Lozanë të Zvicrës, një lajm i keq vjen për shtetin e Kosovës.
Skiatorja 16-vjeçare, Era Shala, një ditë para fillimit të garës ka thyer këmbën gjatë ushtrimeve, duke bërë që ta ketë të pamundur garimin në sllallomin e madh nesër.
Shpresojmë që skiatorja e talentuar t’i rikthehet garave sa më shpejt, ndërkohë që sportistëve tjerë të Kosovës në këto Lojëra Olimpike i dëshirojmë suksese!