HENDBOLL
Kosova e pafuqishme ndaj Rumanisë
11 January, 2020 @19:34
Pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Italisë në ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese drejt Kampionatit Botëror, Kosova sot u mposht në ndeshjen e dytë nga përfaqësuesja e Rumanisë, liderja e grupit të Kosovës.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 7-15 për rumunët, dominimi i të cilëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 21-32.
Në ndeshjen e fundit të grupit, Kosova përballet me Gjeorgjinë nesër (12 janar).
Kujtojmë që në fazën e dytë kualifikuese kalon vetëm vendi i parë i grupit dhe me humbjen e pësuar sonte, Kosova i ka humbur gjasat për kalim tutje.