Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL

Super Kosova, barazon me Italinë!

Foto: FHK

Super Kosova, barazon me Italinë!


10 January, 2020 @21:41

Një super paraqitje e përfaqësueses së Kosovës në hendboll!

Djemtë e Kosovës barazuan në takimin e luajtur sonte në Benevento ndaj Italisë, një gjigandi evropian, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e parë kualifikuese drejt Botërorit 2021.

Pjesa e parë e ndeshjes mes shteteve në fjalë u mbyll 11-11, kurse me barazim u mbyll edhe e gjithë ndeshja, 26-26.

Përveç Kosovës e Italisë, në këtë grup kualifikues ndodhen edhe Rumania e Gjeorgjia, derisa grupit momentalisht i prin Rumania, e cila sot triumfoi ndaj Gjeorgjisë.

Nesër (11 janar) Kosova do të përballet me Rumaninë, liderin aktual të grupit.

Sa i përket kualifikimit, vetëm vendi i parë i grupit kalon në fazën e dytë kualifikuese drejt Kampionatit Botëror të vitit 2021.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera