NË KRYEQYTET
Syla e Ramadani shtojnë forcën e Prishtinës
16 January, 2020 @23:59
Skuadra e Prishtinës që drejtohet nga trajneri i mirënjohur i hendbollit, Taib Kabashi, ka zyrtarizuar dy përforcime sot, në ditën e dytë të afatit kalimtar të janarit për hendbollistë, shpallur nga FHK-ja.
Dyshja Beni Syla dhe Rron Ramadani vinë nga Kastrioti i Ferizajit dhe janë shprehur të lumtur me marrëveshjen e arritur me klubin kryeqytetas, që po mëton ta pengojë Besa Famiglian në rrugëtimin për titull.
Pushimi dimëror e pa Prishtinën në pozitë të dytë, me vetëm dy pikë më pak se liderja.
TABELA E STINORIT VJESHTOR: 1. Besa 28p, 2. Prishtina 26p, 3. Trepça 20p, 4. Kastrioti 18p, 5. Vushtrria 15p, 6. Vëllaznimi 12p, 7. Drenica 8p, 8. Prizreni 7p, 9. Llapi 6p dhe Drita 0p.