Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO 2020

Duele të jashtëzakoshme, a do të ketë kampion të ri Evropa?

Duele të jashtëzakoshme, a do të ketë kampion të ri Evropa?


23 January, 2020 @11:49

Kampionati Evropian 2020 në hendboll, që për herë të parë po organizohet nga tri shtete: Austria, Norvegjia e Suedia - tashmë ka kuptuar çiftet gjysmëfinale dhe ata që do të luftojnë për pozitën e pestë në garën më të rëndësishme të hendbollit evropian.

Pas dueleve të fundit të zhvilluara në Malme të Suedisë dhe Vjenë të Austrisë, tashmë katër skuadra marrin rrugë drejt Stokholmit për medalje, ndërsa dy të tjera për të përcaktuar renditjen përfundimtare.

Pas fazës së parë me 6 (A, B, C, D, E, F) grupe, ku dy të parat shkuan në fazën e dytë grupore (I dhe II) me nga gjashtë skuadra Spanja dhe Norvegjia dolën fituese të grupeve, derisa çiftet gjysmëfinale janë:

GJYSMËFINALET:

18:00, 24 janar 2020: Norvegjia - Kroacia (tele2arena, Stokholm);

20:30, 24 janar 2020: Spanja - Sllovenia (tele2arena, Stokholm);

DUELI PËR VENDIN E PESTË:

16:00, 25 janar 2020: Gjermania - Portugalia (tele2arena, Stokholm);

DUELI PËR VENDIN E TRETË:

18:30, 25 janar 2020: humbësit e gjysmëfinaleve (tele2arena, Stokholm);

FINALJA:

16:30, 26 janar 2020: fituesit e gjysmëfinaleve (tele2arena, Stokholm);

Vetëm një kampione e mëparshëme evropiane është ende në garë për titull dhe ajo është Spanja, fituesja e vitit 2018.

Vetëm një skuadër deri tash i ka të gjitha fitore përgjatë evropianit dhe ajo është Norvegjia, që i ka fituar shtatë sosh.

Tre skuadra ende janë të pamposhtura në garë: Norvegjia (shtatë fitore) dhe Kroacia e Spanja (gjashtë fitore e një barazim).

Pesë ish kampione evropiane kanë rënë nga kombinimi për të fituar medalje: Suedia (1994, 1998, 2000, 2002), Franca (2006, 2010, 2014), Gjermania (2004, 2016), Danimarka (2008, 2012) dhe Rusia (1996).

Për të nëntën herë, Kroacia e Spanja janë kualifikuar në gjysmëfinale të garës - që është një rekord special për këto dy vende.

Për të dhjetën herë, trajneri i Kroacisë Lino Cervar ka çuar Kroacinë në gjysmëfinale në një garë të madhe (Evropian, Botëror, Olimpiadë).


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera