HENDBOLL

Istogu në finale
1 May, 2021 @23:17
KHF Istogu, duke e mposhtur Ferizajin edhe në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale, është kualifikua në finale të Play Offit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Ndeshja përfundoi me rezultat 35-20.
Ketevan Venetski ishte më e mira me 7 gola t Istogu, kurse te Ferizaji u dallua Bjondina Ramabaja me 5 gola.
Istogu në finale do të përballet me fituesin nga dueli Pristina - Vushtrria.