Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARATE

Herolind Nishevci dhe Fortesa Orana me nga dy fitore në Lisbonë

Herolind Nishevci dhe Fortesa Orana me nga dy fitore në Lisbonë


1 May, 2021 @22:57

Karateistë tanë, Herolind Nishevci e Fortesa Orana, kanë shënuar nga dy fitore në Karate 1 Premier Ligën, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Të dy karateistët hynë në 16 garuesit më të mirë në kategori, që vlerësohet sukses, bazuar në cilësinë e garës dhe numrin e madh të garuesve dhe shteteve.

Nishevci, në kategorinë +84 kg, fitoi ndaj Daniel Daniel të Indonezisë dhe Issam Najdi të Holandës, ndërsa u mund nga kroati, Angjelo Kvesiq.

Orana në kategorinë +68 kg, mposhti Lora Ziller të Austrisë dhe Dominika Tatarova të Sllovakisë, ndërsa pësoi humbje nga Sofya Berultseva të Kazakistanit.

Si Nishevci, ashtu edhe Orana, fituan pikë olimpike për Tokio 2020.

Garuesit tanë të tjerë nuk ishin me fat, duke u ndalur që në raundin e parë.

Premier Liga e Lisbonës ishte e mirëseardhur për karateistët tanë, të cilët në muajin e ardhshëm do të marrin pjesë në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020, në të cilin shpresojnë ta realizojnë ëndrrën për të fituar ‘biletën’ për Tokio 2020.

Përveç Nishevcit dhe Oranës, në Lisbonë Kosova është përfaqësuar edhe nga Albulena Gërvalla (-55 kg), Adelina Rama (-61 kg) dhe Elhami Shabani (-75 kg).


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera