EUROPEAN OPEN - ZAGREB

Foto: KOK/fb
Laura Fazliu e bronztë në Zagreb
Teksti: KOK
1 May, 2021 @19:19
Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në garën e “European Open”, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Laura në kategorinë deri në 63 kg, shënoi pesë fitore (një pa luftë), ndërsa u mund në gjysmëfinale. Për të bronztën mundi çeken Mikaela Kulikova.
Fazliu fitoi edhe 50 pikë olimpike Tokio 2020.
Erza Muminoviq (-52 kg), u rendit e shtata, sikurse Flaka Loxha në kategorinë -57 kg.
Në kategorinë e njëjtë, Fationa Kasapi u ndalë në raundin e tretë.
Nesër garojnë Arbër Kullashi (-81 kg) dhe Shpati Zekaj (-100 kg).