Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARATE

Pesë karateistë nga Kosova nisen drejt Portugalisë

Pesë karateistë nga Kosova nisen drejt Portugalisë


29 April, 2021 @16:11

Pesë karateistë nga Kosova, 3 në konkurrencën e femrave dhe 2 në konkurrencën e meshkujve, janë nisur drejt kryeqytetit të Portugalisë, Lisbonës, për të marr pjesë në garën Karate1 Premier League - Lisbon 2021.

Sportistët tanë në këtë garë do ta përfaqësojnë Kosovën dhe do të synojnë të fitojnë sa më shumë pikë olimpike për të arritur normën për Tokio 2020.

Ekspedita e kosovarëve përbëhet nga përzgjedhësi Isak Curri, gjyqtari me licencën botërore Ardian Muhadri si dhe 5 garues, Albulena Gervalla (-55 kg), Adelina Rama (-61 kg), Fortesa Orana (+ 68kg), Elhami Shabani (-75 kg) dhe Herolind Nishevci (+84 kg).

Karate1 Premier League - Lisbon 2021 do të mbahet nga data 30 prill deri më 2 maj.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera