KUPA E KOSOVËS
Kastrioti tërhiqet nga ndeshja, Prishtina në finale!
16 May, 2015 @1:01
Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Final Fourit të Kupës së Kosovës në hendboll ka përfunduar papritmas.
Një vendim i gjyqtarit të ndeshjes ka shkaktuar pakënaqësi në taborin ferizajas të Kastriotit të cilët u tërhoqën nga fushëloja duke mos u kthyer në ndeshje, dhe me këtë Prishtina pritet të arrijë finalen e Kupës së Kosovës, ku do të takohet me Besën e Pejës, që mposhti Kosovën e Vushtrrisë lehtë, 38-29.
Ndeshja la njollë të keqe te hendbolli që tashmë u pranua me të drejta të plota në arenën ndërkombëtare, derisa rezultati ishte 29-27 për Prishtinën në ato momente, afro 2 minuta pa përfunduar ndeshja.
Eshref Beqiri dhe Afrim Azemi kanë ndarë drejtësinë në këtë ndeshje, kurse në momentin e ndërprerjes Kastrioti kishte mbetur me 3 lojtarë në fushë.
* - Rezultati në artikull është i momentit të ndërprerjes;
TABELA E SUPERLIGËS NË HENDBOLL