HENDBOLL
Shkarkohet përzgjedhësi
12 May, 2015 @21:03
Pas shqyrtimit të raportit të Këshillit Profesional të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Bordi i FHK-së ka marrë vendim që të shkarkojë përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës, Alfred Llazari.
Njoftimin e ka bërë të ditur FHK-ja sot në faqen e saj zyrtare, derisa si arsyetim është dhënë fakti se ai nuk ka arritur të ngrit nivelin e duhur të performancës së përfaqësueses dhe nuk ka dëshmuar aftësi të nevojshme menaxhuese si dhe ka ndikuar në krijim të atmosferës jo të nevojshme te skuadra e Kosovës para ndeshjeve me Italinë.
Kosova morri pjesë në eliminatoret për EURO 2018 të hendbollit për herë të parë pas pranimit të plotë në instanca ndërkombëtare dhe u përshëndet nga Grupi C kualifikues me 4 humbje nga 4 ndeshje, dy nga Rumania dhe dy nga Italia.