TAEKWONDO
Kosova udhëton për Rusi
8 May, 2015 @10:42
Taekwandistët kosovarë do të marrin pjesë në Botërorin e këtij sporti që mbahet nga 12 deri në 18 maj në Chelyabinsk të Rusisë.
Përkundër pretendimeve për mosdhënie të lejes për udhëtim, së fundi, Ministria e Jashtme e këtij vendi ka lejuar kosovarët që të udhëtojnë atje dhe të marrin pjesë në gara, ka shkruar sot Koha Ditore.
Kosova është anëtare e kushtëzuar e Federatës Ndërkombëtare të Taekwondos dhe do të marr pjesë me flamurin e kësaj federate dhe nuk do t’i intonohet himni në rast të fitores së ndonjë medaljeje.
Butrint Ejupi dhe Erendita Gërguri do të jenë pjesëmarrës në këtë botëror, derisa në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Taekëandos Kosova pritet që të pranohet me të drejta të plota.
Asambleja mbahet gjatë Botërorit.