Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TAEKWONDO

Flamuri i Kosovës valon në Rusi

FTK

Flamuri i Kosovës valon në Rusi


12 May, 2015 @17:57

Kosova udhëtoi si anëtare me të drejta të kufizuara në Rusi dhe sot po merr pjesë si anëtare më të drejta të barabarta duke valuar flamurin në Chelyabinsk, në Botërorin 2015 të Taekwondos. 

Kosova, mbrëmë u pranua si anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Taekwondos, ndërsa luftëtari Butrint Ejupi dhe luftëtarja Erendita Gërguri pritet të zhvillojnë meçet e para të tyre brenda këtyre ditëve. 

Botërori i Taekwondos në Rusi mbahet prej sot deri më 18 maj. Ndërsa në fotografi po shihet ceremonia e hapjes së Botërorit, ku po valon flamuri i shtetit tonë përmes taekwondoistit, Ejupi. 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera