MADRID MASTERS
Murray befason Nadalin në Madrid Masters
11 May, 2015 @13:31
Spanjolli Rafael Nadal, i quajtur ndryshe edhe “Mbret i Rërës” për shkak të sukseseve të tij në terren me rërë, është befasuar dje nga Andy Murray, që mposhti atë në finale të Madrid Mastersit 2-0 në sete.
Nadal nuk kishte përgjigje për lojën e Murrayit, që me variacion të goditjeve la Nadalin të shtangur.
“Ta mposhtësh Nadalin në rërë është tepër vështirë, posaçërisht para tifozërisë së vetë, që kishte mbushur çdo ulëse,” ka thënë Murray pas fitores për Eurosportin.
Në anën tjetër, Nadal, ka thënë se shpreson të bëhet më i fortë para Grand Slamit të radhës në “Roland Garros”.
“Ka qenë një javë pozitive për mua shikuar në përgjithësi. Do të përpiqem të forcohem për French Open,” kanë qenë fjalët e spanjollit që humbi finalen me 6-3 dhe 6-2 në sete.