Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 1: KB KOSOVARI - BOREA

KB Kosovari me dominim total në Play Off, Hasani me triple-double

KB Kosovari me dominim total në Play Off, Hasani me triple-double


19 March, 2025 @23:04

Kosovar arriti një fitore të lehtë kundër Boreas duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 119-62.

Nga minuta e parë e deri në fund Kosovari nuk e lëshoi epërsinë në asnjë moment.

Drin Makolli me 24 pikë ishte koshashënuesi më i mirë, derisa Ilir Hasani shkëlqeu me triple-double prej 12 pikëve, 14 asistimeve e 13 kërcime dhe Mërgim Jakupi me 16 pikë e 15 kërcime.

Te Borea u veçuan Lind Kasapolli me 17 pikë dhe Elon Hasanaj me 12 pikë.

SKEMA E PLAY OFFIT

Kosovari me këtë fitore kaloi 1-0 në epërsi në seri dhe i nevojitet 1 fitore për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Play Offit në Ligën e Parë, ku fituesi i serisë do të takohet me KB KEK-un.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë