KBF BASHKIMI - KBF PEJA 03
FOTO / Apostrof Studio
KBF Bashkimi i revanshohet Pejës 03
24 January, 2025 @23:06
KBF Bashkimi e mposhti Pejën 03 me rezultat 76-65.
Vashat e Bashkimit, aktualisht kanë vetëm një humbje dhe kjo humbje erdhi pikërisht kundër Pejës 03, derisa prizrenase sonte u revanshuan dhe e mposhtën kundërshtaren e tyre të përforcuar.
Arbnore Përquku shkëlqeu te Bashkimi, derisa për një kërcim nuk e arriti shifrat magjike triple-double (16 pikë, 11 asistime e 9 kërcime), derisa u ndihmua edhe nga Adrienne Godbold me 20 pikë.
Te Peja 03 u veçuan Juicy Landrum me 23 pikë dhe me double-double Daja Woodard me 12 pikë e 12 kërcime.