UDHËTIMI I VËSHTIRË
KH Prishtina ndalet nga serbët në kufi
27 November, 2015 @18:21
Hendbollistët e Prishtinës nuk kanë arritur të futen në Bosnjë e Hercegovinë sot, pasi që janë kthyer mbrapsht nga zyrtarët doganorë serb në kufirin Serbi-Bosnje.
Udhëtimi afër 10 orësh i KH Prishtinës për të zhvilluar ndeshjen ndaj RK Çelik në Zenicë, nuk ka shkuar kot sidoqoftë, pasi që tashmë autobusi do të tentojë të kalojë kufirin tjetër, ndërmjet Malit të Zi dhe Bosnjes, ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit të Prishtinës në Facebook.
Prishtina ka pranuar që të zhvillojë të dy ndeshjet e xhiros së tretë të EHF Challenge Cup në Zenicë me Çelikun, pasi që kjo mënyrë është më e lirë sesa një ndeshje brenda e një jashtë.