CHALLENGE CUP VOLEYBALL
Drenica duhet të luajë në Bullgari
14 November, 2015 @16:21
Arsyetimi i ekipit qipriot Pokka Karava ka pirë ujë në CEV (Konfederata Europiane e Volejbollit) dhe është vendosur që ndeshja të zhvillohet në Bullgari.
Volejbollistët e Drenicës kaluan xhiron e parë të Challenge Cup duke eliminuar ekipin veriirlandez Balymoney Blaze në raundin e parë të garave, ndërsa në të dytin ndeshen me qipriotët e Pokka Karavas, të cilët nuk pranuan të udhëtojnë në Kosovë për shkak se në ekip kanë disa lojtarë serb dhe nuk ndihen të sigurtë.
Të gjitha informatat shtesë që i dërgoi KV Drenica për çështje sigurie dhe që ky arsyetim i qipriotëve nuk vlen - kanë shkuar poshtë nga CEV, ku ka ndikim të madh serb dhe tashmë është bërë e ditur se ndeshjet duhet të luhen në kryeqytetin bullgar, Sofje.