KUALIFIKIMET PËR BOTËROR
Pësojmë edhe në Sllovaki
7 November, 2015 @19:38
Pas humbjes nga Lituania, Kosova ka pësuar edhe humbjen e dytë me radhë në Grupin 1 kualifikues për Botërorin ‘Franca 2017’.
Sllovakia është treguar të jetë ekip tepër i fortë në krahasim me atë tonin, duke ngritur epërsinë vazhdimisht dhe duke mos falë gabimet e përfaqësueses së drejtuar nga Taib Kabashi.
Lukas Urban ka qenë lojtari më efikas në këtë ndeshje, duke shënuar 10 gola për Sllovakinë, që ka regjistruar fitoren e parë në grup, pas humbjes nga Bosnja e Hercegovina në përballjen e parë të grupit.
Te përfaqësuesja jonë më të dalluarit kanë qenë Kastriot Jupa me 6, Valon Dedaj me 4 dhe Sharr Ramadani me 3 gola të shënuara.
Përballjen e radhës Kosova e luan ndaj Bosnjes dhe Hercegovinës, në janar të vitit të ardhshëm, 2016.
TABELA E GRUPIT 1:
1 | Bosnja e Hercegovina | 2 pikë | 1 ndeshje | |
2 | Lituania | 2 pikë | 1 ndeshje | |
3 | Sllovakia | 2 pikë | 2 ndeshje | |
4 | Kosova | 0 pikë | 2 ndeshje |