Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA

Prizreni kampion i Kosovës në tenis

Prizreni kampion i Kosovës në tenis


Teksti: FTK

8 November, 2015 @10:40

Finalja në mes të dy klubeve më të mira në Kosovë u zhvillua sipas sistemit të Davis Cup ku luhen katër takime individuale dhe një takim i çifteve. 

Së pari tenisti më i mirë në Kosovë, Granit Bajraliu ia solli pikën e parë Prishtinës duke e mundur Burim Bytyqin me rezultat 6:3, 6:3. Rezultatin në 1-1 e barazoi juniori më i mirë në Kosovë, prizrenasi Meldin Mustafi i cili pas një lufte të madhe triumfoi 2-1 në sete ndaj Sefer Jakupit me rezultat 3:6, 6:2, 6:4. Jakupi në setin e tretë ishte duke udhëhequr 4:1 në gema por Mustafi arriti të bëjë rikthim senzacional duke i fituar pesë gema me rradhë dhe takimin në përgjithësi. 

KT Prizren dhe KT Prishtina, para dueleve
KT Prizreni dhe KT Prishtina, para dueleve

Prizreni udhëhoqi 2-1 në rezultatin e përgjithshëm pasi që Gurash Hasani triufoi ndaj Arben Islamit. Dy ish kampionit e tenisit në setin e parë ishin të barabartë por Hasani për një nuancë ishte më i mirë më tie-break. Setin e dytë tenisti nga Prizreni ishte shumë më i mirë dhe triumfoi me rezultat përfundimtar 7:6, 6:1. 

Luftë e madhe në teren solli takimi ndërmjet Patrick Etienne, zvicëranit që luan për klubin Prishtina dhe tenistit prizrenas Durim Morina. Ky takim solli edhe plotë emocione për simpatizuesit e të dy ekipeve në tribuna që cilët sollën atmosferën e Davis Cup me animin e tyre. Prizrenasi Morina ishte në avantazh duke e fituar setin e parë dhe në setin e dytë ishte afër përfundimit të takimit pasi që ishte në shërbim pranë rezultatit 5:4. Por zvicerani Etienne bëri rikthim duke e fituar setin e dytë 7:5 ndërsa në të tretin ishte bindës dhe e barazoi rezultatin e përgjithshëm në 2-2. 

Finalja emocionuese dhe Kampioni ekipor i Kosovës u desh të përcaktohej pas takimit të çifteve. Dyshja nga Prizreni, Gurash Hasani dhe Burim Bytyqi triumfuan ndaj dyshes prishtinase Granit Bajraliu dhe Patrick Etienne me rezultat 7:6, 6;3. 

Ishte kjo finalja me emocionuese e Kampionatit të shtatë ekipor të Kosovës në tenis. Ekipi i Prizrenit për herë të tretë rradhazi u shpall Kampion dhe në përgjithësi ka katër kampionate të fituara. Prishtina në anën tjetër ka dy tituj kampioni ekipor. Finalja e vitit 2011 në mes të këtyre dy ekipeve nuk u zhvillua. 



Rezultatet e finales:

Granit Bajraliu PR - Burim Bytyqi PZ 6-3 dhe 6-3
Sefer Jakupi PR - Meldin Mustafi PZ 6-3, 2-6 dhe 4-6
Arben Islami PR - Gurash Hasani PZ 6-7 dhe 1-6
Patrick Ettiene PR - Durim Morina PZ 4-6, 7-5 dhe 6-1
Granit Bajraliu, Patrick Ettiene PR - Gurash Hasani, Burim Bytyqi PZ 6-7 dhe 3-6

 
Të gjitha lajmet nga Tenis