Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROGER FEDERER ME IMAZH TË RI

Mjekra do të qëndrojë

Foto: Mirror.co.uk

Mjekra do të qëndrojë


19 November, 2015 @21:25

Brilanca e Roger Federerit në turneun e ATP World Tour Finals, ku ka shënuar edhe fitoren e tretë me radhë nga mediat angleze u ndërlidh edhe me imazhin e tij të ri. Supersportisti zviceran po kalon ditë të mira në turneun më të madh të fundvitit dhe britanikja Mirror u interesua nëse mjekra e tij është ‘fajtore’ për këtë.

-A do ta mbani mjekrën derisa të humbni një ndeshje? 

RF: Nuk e di. Si do të vendos? Nëse më gërvisht, nëse gruaja s’mund ta durojë, nëse në pasqyre s’më duket bukur - s’do ta mbajë mjekrën. 

-Kur e keni hequr mjekrën për herë të fundit? 

RF: Nuk më kujtohet. Ndoshta e pres babadimrin dhe pastaj e rruaj. Por e di që ka disa ditë, ndoshta mbi një javë që e kam.  

Roger Federer ka shënuar tre fitore nga tre ndeshjet e para të grupit. Ai ka mposhtur radhazi Tomas Berdychin, Novak Djokovicin dhe Kei Nishikorin për të përfunduar fazën grupore me bilanc 3-0. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis