KUALIFIKIMET PËR BOTËROR
Kosova-Lituania, në Gjakovë
28 October, 2015 @10:13
Ndeshja e parë kualifikuese e përfaqësueses së Kosovës në hendboll për Kampionatin Botëror 2017 që do të mbahet në Francë, zhvillohet më 4 nëntor në Gjakovë, ka bërë të ditur Gjakova Press.
Për shkak të ngarkesës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, në marrëveshje me EHF-në, FHK ka vendosur që përballja të zhvillohet në Shani Nushi të Gjakovës.