Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPION

Dita më e lumtur e jetës

Dita më e lumtur e jetës


26 October, 2015 @9:28

Ngasësi britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton, me fitoren e mbrëmshme në garën për Shpërblimin e Madh të SHBA-ve, ka siguruar titullin e tretë të kampionit në Formula 1

Ai ka mbrojtur titullin e kampionit të fituar edhe vitit e kaluar, ndërsa me tre tituj ka arritur të barazohet me trofe me idhullin e tij dhe legjendën e Formula 1, Ayrton Senna

“Ju falemnderit djema. Ky është momenti më i lumtur i jetës sime,” ka thënë Hamilton me të kaluar cakun mbrëmë në radio komunikim me ekipin e tij. 

Kampionët e Formula 1 (skema: BBC Sport)
Kampionët e Formula 1 (skema: BBC Sport)

Hamilton ka fituar garën e dhjetë të stinorit mbrëmë, kurse deri në fund të vitit janë edhe tre gara tjera që do të zhvillohen, ku do të jetë interesante lufta për vendin e dytë në mes të Sebastian Vettelit të Ferrarit dhe Nico Rosbergut të Mercedesit. 

Ky i fundit ka shprehur mllefin e tij ndaj kolegut nga skuadra, pasi që gjatë gjithë stinorit kanë pasur zënka të ndryshme si me ekipin ashtu edhe gjatë garave. 



TOP 3 në USA GP:

1 Lewis Hamilton Mercedes 25 pikë
2 Nico Rosberg Mercedes 18 pikë
3 Sebastian Vettel Ferrari 15 pikë


TOP 3 Renditja e Përgjithshme:

1 Lewis Hamilton Mercedes 327 pikë
2 Sebastian Vettel Ferrari 251 pikë
3 Nico Rosberg Mercedes 247 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Motosports