XHUDO

Foto nga arkivi, Distria me trajnerin Driton Kuka
Distria, kampione botërore
24 October, 2015 @16:12
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, para pak çastesh ka mposhtur rivalin final në Kampionatin Botëror të xhudos (Abu Dhabi 2015) me Ipon duke fituar medaljen e artë dhe duke u shpallë kampione e botës në kategorinë e saj (deri 52kg.) në Botërorin e Juniorëve. Borozani.com
Distria nisi ditën me fitore ndaj Akerke Myrzabek të Kazakistanit. Pastaj mposhti algjerianen Sadija Amrane për të dalë përballë hungarezes Patricia Toth, të cilën gjithashtu e mposhti.
Në gjysmëfinale, talentja e radhës e xhudos kosovare, kaloi kroaten Tihea Topolovec, ndërsa në finale me këmbën e saj të djathtë prishi balancin e gjeorgjianes Mariam Janashvili për ta rrëzuar dhe për tu stolisur me medalje të artë.