Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUALIFIKIMET PËR BOTËROR

Kthehen pa pikë

Foto: FHK

Kthehen pa pikë


Teksti: FHK

9 December, 2016 @9:24

Hendbollistet e Kosovës nuk arritën të fitojnë asnjë pikë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2017, që u mbajt për tri ditë rresht në Minski të Bjellorusisë. Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje të thellë me rezultat 31:13(16:6) nga Bjellorusia, e cila zuri vendin e parë me pikë maksimale.

Vashat kosovare vetëm në ballafaqimin e parë me Zvicrën ishin më produktive dhe në pjesën e parë me Turqinë, kurse sot dështuan thuaja në të gjitha repartet me Bjellorusinë.

Por, duke e ditur se në përbërje munguan tri lojtare cilësore nga diaspora, nuk është pritur edhe me shumë, por kjo garë është shfrytëzuar për të fituar përvojë disa lojtare te reja si Gjikokaj, Aliu, Ferataj, të cilat ende nuk i kanë mbushur 18 vjet. Dhe tani pritet që Kosova të ketë disa grumbullime deri në muajin qershor 2017, kur zhvillohen ndeshjet e grupeve para kualifikuese për EURO 2018.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga