FUTSALL SUPERLIGA
Derbi mbyllet me barazim
5 December, 2016 @20:38
Në prani të afro 2000 shikuesve në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, dy nga skuadrat më të mira të futsallit në Kosovë, Liburni e Feniksi, barazuan me rezultat 3-3.
Ndeshja ishte shumë atraktive dhe dhuroi emocione deri në fund, mirëpo fitues nuk pati.
Golat për Liburnin u realizuan nga Nexhip Selimi,Ideal Brovina dhe Arbër Dobroshi. Për skuadrën e Feniksit golat i shënuan Agon Ramadani (2) dhe Ani Mullai.
Ky barazim që Feniksi të mbetet edhe më tutje para Liburnit. Për më tepër, kampioni në fuqi i Kosovës ka një ndeshje më pak të zhvilluar për shkak të angazhimeve në ‘UEFA Elite Round’.
Duhet përmendur që për titull po lufton edhe Besa e Pejës, e cila këtë xhiro fitoi me rezultat 11-2 ndaj Malishevës.