ABU DHABI GP
Rosberg apo Hamilton, permutacionet para garës
27 November, 2016 @11:09
Me fillim nga ora 14:00 sot zhvillohet gara e fundit e sezonit të Formula 1. Pas kësaj gare, do të kuptohet edhe kampioni i ri i botës në këtë sport, ndërsa gara për titull po zhvillohet mes Nico Rosbergut e Lewis Hamiltonit, që të dy të skuderisë ‘Mercedes’.
Edhe pse Lewis Hamilton do ta nis garën nga ‘Pole Position’, favorit për titull është Nico Rosberg, ndërsa permutacionet se kush çka duhet të bëjë që ta fitojë titullin janë këto:
- Nëse Hamilton e mbyll sot garën i pari, Rosbergut i duhet vendi i tretë që të shpallet kampion
- Nëse Hamilton e mbyll sot garën i dyti, Rosbergut i mjafton vendi i gjashtë që të shpallet kampion.
- Nëse Hamilton e mbyll sot garën i treti, Rosbergut i mjafton vendi i tetë që të shpallet kampion.
- Nëse Hamilton e mbyll sot garën i katërti, Rosbergu është automatikisht kampion.
Siç shihet, favorit për titull është gjermani Rosberg për të cilin do të ishte titulli i parë kampion në karrierë.
Renditja e përgjithshme e garuesve: