HENDBOLL
Shqiponja kupton kundërshtarin në garat evropiane
22 November, 2016 @18:54
Skuadra e Shqiponjës, e cila para pak kohe e eliminoi skuadrën izraelite Maccabi Arazim R.g, e ka kuptuar kundërshtarin e radhës në kuadër të raundit të katërt të Challenge Cup.
Nga shorti i mbajtur sot, është caktuar që vajzat gjakovare të luajnë ndaj skuadrës DHC Sokol Porubi nga Polonia.
Ndeshja e parë do të luhet më 5/6 shkurt 2017 në Poloni, ndërsa ndeshja e kthimit më 11/12 shkurt në Gjakovë.
Kjo është hera e dytë që skuadra nga Gjakova kalon në raundin e katërt (1/16 e finales) të Challenge Cup.