FINALJA E KOSOVËS
Pas 3 viteve, KT Prizreni ia ‘dorëzon’ titullin KT Prishtinës
14 November, 2016 @8:18
Tenistët e klubit të tenisit Prishtina u shpallën kampiona ekipor të Kosovës në tenis. Ata në finalen e madhe e mposhtën ekipin e Prizrenit me rezultat të përgjithshëm 3-0. Fitorja e Prishtinës ishte më shumë se e merituar pasi në mesin e tyre ishin lojtarët me shumë eksperiencë të cilët mbizotëruan në çastet vendimtare ndaj tenistëve shumë të mirë por të papërvojë të Prizrenit.
Sfidën finale e hapën dy tenistët më të mirë të të dyja klubeve që njëkohësisht janë edhe tenistët e përfaqësues së Kosovës në Davis Cup. Në njërën anë ishte tenisti më i mirë i Kosovës, Granit Bajraliu ndërsa në anën tjetër prizrenasi 19 vjeqar, Meldin Mustafi.
Seti i parë ishte shumë i barabartë. Mustafi kishte set top por nuk arriti të e shfyrtëzoi dhe në tie-break erdhi në shprehje eksperienca e Bajraliut që e fitoi setin e parë 7:6. Seti i dytë përfundoi me rezultat 6:3 në të mirë të Bajraliut. Pas kësaj fitore Prishtina ishte në epërsi me rezultat 1-0.
Takimi i dytë solli përballje të ish-tenistit më të mirë të Kosovës, Gurash Hasanit dhe tenistit nga Zvicra, Patrick Etienne që e përfaqëson klubin Prishtina. Hasani me shërbime të forta dhe goditje precize e fitoi setin e parë bindshëm 6:0. Por, mungesa e përgaditjës fizike e Hasanit, bëri që tenisti prishtinas të e kthej rezultatin dhe me fitore në dy setat në vazhdim ia solli Prishtinës pikën e dytë që ishin vetëm edhe një fitore larg titullit.
Takimi i tretë ishte më interesanti i kësaj finale. U përballën Osman Reçica dhe talenti 16 vjeçar prizrenas, Muhamed Zulji. Seti i parë pati disa kthime në rezultat por i riu Zulji arriti të e fitoi 6:4. Edhe në setin e dytë dukej se Zulji do të arrinte tek fitorja pasi që ishte në avantazh 5:4 por tenisti prishtinas, Reçica me lojë të mirë dhe me eksperiencë më të madhe se kundërshtari arriti të e rikthej rezultatin dhe të e marr setin e dytë 7:5. Në setin e tretë dhe vendimtar Reçica dominoi dhe e përbylli me rezultat 6:3 duke e sjellur fitorën vendimtare për rezultatin përfundimtar 3-0 në të mirë të Prishtinës dhe titullin e kampionit për ekipin nga Prishtina.
Prishtina erdhi tek titulli pas dominimit trevjeçar rresht të Prizrenit në këtë garë. Tani më Prishtina ka tre tituj të kampionit gjersa Prizreni i ka katër. Ishin përballjet e këtyre dy ekipeve më të mira të Kosovës që e shkruan historinë e kampionateve ekipore të Kosovës pas shpalles së pavarësisë së Kosovës.
Kupën për ekipin fitues e ndau Kryetari i ri i Federatës së Tenisit të Kosovës, Mejdi Rexhepi.
Rezultatet individuale të finales:
> > KT PRISHTINA | REZULTATET | > > KT PRIZRENI | |
Granit BAJRALIU (KT Prishtina) | 7-6, 6-3 | Meldin MUSTAFI (KT Prizreni) | |
Patrick ETTIENE (KT Prishtina) | 0-6, 6-2, 6-3 | Gurash HASANI (KT Prizreni) | |
Osman REÇICA (KT Prishtina) | 4-6, 7-5, 6-3 | Muhamed ZULJI (KT Prizreni) |