NICO ROSBERG
Këtë fundjavë mund të bëhet kampion
11 November, 2016 @10:47
Piloti gjerman i Mercedesit, Nico Rosberg, këtë fundjavë mund të shpallet kampion në Formula 1.
Gjermani është duke e udhëhequr renditjen e këtij viti dhe ka 19 pikë më shumë se ndjekësi i parë i tij dhe kolegu i skuadrës, Lewis Hamilton, që është edhe kampion aktual i Formula 1.
Gara e parafundit e vitit në Formula 1 zhvillohet këtë fundjavë në Brazil në shtegun Carlos Pace.
Me gjatësi prej 4 mijë e 309 metrave, shtegu Carlos Pace përfundon pas 71 rratheve të bëra dhe zhvillohet këtë të diel (13 nëntor 2016).
Rosbergut i duhet fitorja në këtë garë për t’u bërë kampion. Ndërsa nëse Hamilton mbetet jashtë garës, Rosbergut së paku i duhet të jetë pjesë e gjashtëshes kryesore të renditjes.
Piloti 31 vjeçar është para titullit të parë në karrierë, ndërsa këtë vit ka triumfuar në garat e zhvilluara në: Monaco, Kanadë, Australi, Britani të Madhe, Hungari, Gjermani, SHBA dhe Meksikë.
Gara e së dielës në Brazil nis në ora 17 me kohën tonë.
TOP 5, Renditja e përgjithshme e pilotëve:
1 | Nico ROSBERG (GjER) | Mercedes | 349 pikë | |
2 | Lewis HAMILTON (BRI) | Mercedes | 330 pikë | |
3 | Daniel RICCIARDO (AUS) | Red Bull | 242 pikë | |
4 | Sebastian VETTEL (GjER) | Ferrari | 187 pikë | |
5 | Kimi RAIKKONEN (FIN) | Ferrari | 178 pikë |