Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONATI EKIPOR I KOSOVËS NË TENIS

Finalja zhvillohet në Prizren

Finalja zhvillohet në Prizren


Teksti: FTK

8 November, 2016 @15:26

Finalja e Kampionatit Ekipor të Kosovës në tenis në mes të Prizrenit dhe Prishtinës do të luhet të dielen në Prizren.

Do të jetë kjo përballje e dy klubeve më të mira të tenisit në Kosovë që do të garojnë për titullin e klubit më të mirë në konkurrencën ekipore.

DATA DHE SISTEMI

Takimi zhvillohet të dielen më 13 nëntor 2016 në Prizren, në terrenin e mbyllur të klubit Sesahr dhe fillon në ora 10:00.

Loja zhvillohet sipas rregullave të Davis Cup ku zhvillohen katër takime individuale dhe një takim i çifteve.

I TETI ME RADHË

Për tu shpallur kampion ekipi fitues duhet të shënoj tre fitore. Ekipet finaliste kanë të drejtën e përforcimit me nga nje tenist që nuk është shtetas i Kosovës.

Ky është kampionati i tetë ekipor i Kosovës në tenis që mbahet rregullisht pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kampioni aktual eshte K.T. Prizreni.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis