KOSOVA-TURQIA
Kosova merr pikën historike në hendboll
6 November, 2016 @22:46
Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar pikën e parë në gara ndërkombëtare si reprezentacion prej se u pranua plotësisht në EHF e IHF.
Përfaqësuesja që po drejtohet nga Taip Ramadani ka barazuar sot me Turqinë 24-24 (11-12), ku Valon Dedaj ka shënuar penalltinë në sekondën e fundit të ndeshjes për të siguruar pikën e parë dhe historike të Kosovës.
Turqia ditë më parë fitoi ndeshjen e parë ndaj Kosovës, 26-22. Kjo qe ndeshja e dytë e grupit. Përballjet e radhës Kosova i zhvillon ndaj Estonisë, në janar të vitit të ardhshëm.
Vetëm fituesi i grupit shkon tutje në kualifikime për Europianin 2020.
#Kosovo scores equalizer in last second against #Turkey pic.twitter.com/RyiPd7PaKN
— Stefan in Kosovo (@StefanInKosovo) November 6, 2016